Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, por vëmendjen e merr emri i veçantë i së bijës

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, por vëmendjen e merr emri i veçantë i së bijës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:24
Ashley Tisdale

Aktorja e njohur Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të parë.

Tisdale njoftoi përmes një postimi në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj, Christopher French, mirëpritën vajzën e tyre dje, raporton “Billboard”.

Tisdale zbuloi emrin e veçantë të vogëlushes, duke publikuar edhe një foto, por pa i zbuluar portretin.

Image

“Jupiter Iris French mbërriti në Tokë më 3.23.21”,- shkroi aktorja.

Aktorja njoftoi shtatzëninë e saj në shtator, kur postoi fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Ditë para se të lindte, ajo reflektoi në faqen e saj “Frenshe” rreth luftës për të pranuar ndryshimin e trupit gjatë shtatzënisë.

“Të shoh trupin tim të duket kaq ndryshe është ende pak befasuese për mua. Ndihem sikur unë nuk e njoh plotësisht veten dhe duket pothuajse si një përvojë jashtë trupit.

Image

Më vijnë në mendje mendime si, ‘A jam unë vërtet kjo?’ Unë mendoj se bëhet fjalë për pranimin e trupit vs dashurisë për trupin. Mendoj se mund ta doni trupin tuaj, pa marrë parasysh çfarë forme ka, por është pjesa e pranimit që më ngacmon pak.

Unë e kam bërë publike shumë herët shtatzëninë dhe ka pasur njerëz që thoshin: ‘Unë mendoj se je më shumë muajshe sesa mendon’; ‘A i ke binjakë?’- të gjitha këto gjëra janë shumë invazive,“- tha ajo.

Image

“Sidoqoftë, unë i fshiva ato komente siç bëj me çdo lloj kritike. Unë mendoj se ndryshimi mund të jetë i vështirë, por unë i them çdo ditë ‘Të dua’ trupit tim, sepse po bën aq shumë, kjo që po krijon është një mrekulli e bukur.”

Artistja përfundoi postimin e saj duke thënë se do t’i japë kohë trupit ta marrë veten dhe se do të kujdeset shumë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat