Ava Max duket mahnitëse teksa merr vëmendje me veshjen shumëngjyrëshe

Bota e Yjeve

Ava Max duket mahnitëse teksa merr vëmendje me veshjen shumëngjyrëshe

Më: 30 mars 2021 Në ora: 09:34
Ava Max

Ajo ka arritur që për një kohë të shkurtër të shndërrohet në një nga yjet ndërkombëtare.

Fjala është për artisten me prejardhje shqiptare, Ava Max, e cila tashmë po kryeson çdo tabelë me projektet e hitet që ka sjellë.

Biondja, e cila në Instagram numëron mbi dy milionë ndjekës, publikon edhe imazhe e video të ndryshme.

Image

Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive të cilat siç bën të ditur i ka realizuar në Kaliforni.

Krijuesja e hitit “Who Am I” duket me plot stil e veshur shumëngjyrëshe, me një çantë rozë këmishë të bardhë, triko po ashtu rozë e pantallona të gjera të përzier.

Dukjen po ashtu e kompletoi me një grim më të lehtë e me një palë syze të zeza.

Image

Komplimentet krahas imazheve nuk kanë munguar as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet social.

Ava këto ditë kishte dhënë një intervistë ku ka treguar më shumë për historinë e familjes së saj, shpërnguljen nga Shqipëria në Francë e mes tjerash edhe fillimet në Amerikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat