Reagimin e Gaias kur shikon vëllain e Olta Bokës në ekran nuk duhet ta humbisni

Bota e Yjeve

Reagimin e Gaias kur shikon vëllain e Olta Bokës në ekran nuk duhet ta humbisni

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:14
Stivi Boka, Olta Boka

Në korrik të vitit që lamë pas, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gaia. Tashmë kanë kaluar 8 muaj nga ardhja e saj në jetë dhe Gaia ka nisur të familjarizohet me të gjithë njerëzit e afërt.

Së fundmi Olta ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, për të treguar se si reagon Gaia kur sheh dajën, Stivi Boka, në televizor. Këngëtarja ka publikuar një video, ku Stivi shfaqet duke kënduar dhe Gaia sapo e sheh fillon dhe belbëzon.

Duke qenë se Gaia është shumë e vogël Olta ka treguar se nuk e lë asnjëherë përpara televizorit, por kur vjen puna tek daja bëhet një përjashtim. Olta nuk i ka rezistuar reagimit të adhurueshëm të së bijës dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Ne nuk shohim televizor, por e bëjmë një përjashtim për dajën. Hajde o Stiv se po i hidhej televizorit për ta marrë në krahë”, ka shkruar Olta përkrah videos.

Këngëtarja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe deri më sot ne nuk jemi njohur ende me vogëlushen e saj. Olta nuk ka publikuar asnjë foto të Gaias në rrjete sociale dhe ndër ato rastet e rralla kur e ka bërë këtë gjë është përpjekur gjithmonë që t’ja fshehë portretin.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat