Fansja i kërkon që të lidhet me të, Bearti i kthen përgjigje menjëherë: Për momentin...

Bota e Yjeve

Fansja i kërkon që të lidhet me të, Bearti i kthen përgjigje menjëherë: Për momentin...

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:18
Beart Rexhepi

Ish-konkurrenti i “Pë’puthen”, Beart Rexhepi, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, për shkak të ndarjes nga Tea Trifoni. Kjo e fundit bëri një intervistë për aplikacionin e “Për’puthen”, ku tregonte arsyet e ndarjes.

Sipas saj Bearti ishte i pasigurt dhe xheloz ndaj saj. Nga ana tjetër, Bearti reagoi menjëherë, i cili u shpreh se ka shkuar me të kudo se donte një jetë me të. Ai shtoi se Tea ka bërë shumë gabime gjatë rrugëtimit të tyre që e kanë bërë që ai të ishte i pasigurt. Djali nga Kosova akuzon Tean se asaj i intereson vetëm vëmendja e publikut.

Së fundmi, Bearti ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”, ku u është përgjigjur pyetjeve të shumta.

Dikush madje e ka pyetur nëse dëshiron që të lidhen bashkë, pasi është shumë i mirë. Ai fillimisht u shpreh se 90 për qind e pyetjeve janë kështu, por nuk pranon asnjë lidhje për momentin.

“90% e pyetjeve janë kështu. Jo s’jam duke menduar për asnjë  lloj lidhje për momentin”, shkruan Bearti në “Instastory”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat