Ti mund të mos kesh pikën e lidhjes me tenisin, ama fundin duhet ta veshësh se s’bën

Bota e Yjeve

Ti mund të mos kesh pikën e lidhjes me tenisin, ama fundin duhet ta veshësh se s’bën

Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:18
Anxhelina Kotorri, Dua Lipa dhe Rina Balaj

E veshi Dua Lipa e të mos kthehet në trend? Këngëtarja shqiptare jo vetëm po na nderon me arritjet e saj në muzikë, por edhe është bërë frymëzim për trendet e reja të modës.

Siç është rasti i fundit me këtë fund tenisi, me pala e me kuadrata që tani po ia shohim këngëtareve e blogereve në Instagram.

Rina e kombinoi një fund të tillë me bluzë të shkurtër të bardhë e çantë rozë, duke i dhënë një pamje lozonjare.

Ndërsa blogerja Anxhelina Kotorri vendosi ta kombinojë me një triko leshi, duke u shfaqur më e ngrohtë, sidomos në këto ditë ku është e pamundur ta përcaktosh nëse është ngrohtë apo ftohtë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat