Rita Ora nxit thashethemet për lidhje me regjisorin e famshëm

Bota e Yjeve

Rita Ora nxit thashethemet për lidhje me regjisorin e famshëm

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:41
Rita Ora

Fansat e Rita Orës janë të bindur se këngëtarja ka nisur një romancë të re me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, pasi ajo publikoi një foto përkrah tij. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshr gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Gjithashtu një dëgjues i podcastit “Who? Weekly”, i ka hedhur benzinë zjarrit pasi tha se kishte parë Ritën dhe Taika-n të shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin në një restorant. Gjithahstu Rita është fotografuar në një jaht privat në Sidnej me regjisorin, aktorin Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Demon. Megjithatë thuhet se Rita mund të ketë edhe një rol në filmin e ardhshëm të Taika-s ndaj ata të dy mund të jenë afruar kaq shumë me njëri-tjetrin.

Rita Ora vetëm muaj më parë i dha fund ldihjes me Romain Gavras. Përfaqësues të këtij të fundit konfirmuan lajmin për mediat, teksa bënë të ditur se dyshja kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.

“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata kanë mbetur miq të ngushtë”, tha një përfaqësues i Gavras.

Nga ana tjetër, Taika, 45 vjeç, u nda nga bashkëshortja e tij Chelsea Winstanley në vitin 2018, pas 7 vitesh martesë. Ata kanë edhe dy vajza nga martesa e tyre, Te Hinekahu 8 vjeçe dhe Matewa Kiritapu, 5 vjeçe.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat