Lady Gaga në Eurovision? Organizatorët iu përgjigjen thashethemeve

Bota e Yjeve

Lady Gaga në Eurovision? Organizatorët iu përgjigjen thashethemeve

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:36
Lady Gaga

Shumë yje botërorë kanë gjetur rrugën e tyre në skenën e Eurovision. 

Së pari Justin Timberlake në 2016, dhe pastaj Madonna në 2019. 

Thashethemet e reja në rrjetet sociale sugjerojnë që Gaga mund të performojë në Eurovizionin e këtij viti në Roterdam.

Image

Sidoqoftë, tifozët shumë shpejt u emocionuan. 

Organizatorët konfirmuan se këto ishin vetëm thashetheme të pabazuara.

Sietse Bakker, një nga producentët ekzekutivë të konkursit më të njohur të muzikës në Evropë, tha se ai nuk kishte informacion se Gaga do të performojë këtë vit.

 Ai iu përgjigj një prej komenteve në Twitter, duke deklaruar - "Ne nuk e dimë që ajo po performon në Eurovision këtu këtë vit".

Sipas mediave amerikane, konfuzioni u krijua nga Google.

Në Google, u shkrua që Lady Gaga do të mbajë një performancë më 22 maj 2021 në Roterdam, pikërisht në finalen e madhe të Eurovision.

Fansat besojnë se gabimi është bërë për shkak të ndryshimit të datave të turneve të saj në koncert si pasojë e Covid-19. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat