Justin Bieber akuzohet për përvetësim kulturor, pasi bëri flokët ‘dreadlocks’

Bota e Yjeve

Justin Bieber akuzohet për përvetësim kulturor, pasi bëri flokët ‘dreadlocks’

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:16
Justin Bieber

Justin Bieber së fundmi ka ngjallur reagime me ndryshimin e radhës që ka bërë.

Ai shpesh shihet duke bërë eksperimente me paraqitjen e tij, duke u pritur mirë nga ndjekësit e tij.

27-vjeçari gjatë ditës së djeshme (e diel) ka ndarë disa imazhe interesante në rrjetin social Instagram.

Bieber shihej me një stil unik të veshjes, ndërsa më në pah i janë vënë flokët ‘dreadlocks’.

Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë konsideruar këtë stil të këngëtarit si përvetësim kulturor, pasi në histori vetëm personat me ngjyrë posedojnë flokë të tilla.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai e bën një veprim të tillë, pasi njëjtë u shfaq edhe në vitin 2016. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat