I tha të vetëvritej, Chrissy teigen i kërkon falje publike modeles së njohur

Bota e Yjeve

I tha të vetëvritej, Chrissy teigen i kërkon falje publike modeles së njohur

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:32
Courtney Stodden

Chrissy Teigen ka kërkuar falje publike për mesazhet negative që i ka dërguar modeles Courtney Stodden, ndër të cilat edhe që të vetëvritet.

“Unë jam përpjekur të kontaktoj me Courtney privatisht, por meqënëse i kam nxitur publikisht të gjitha këto, dua të kërkoj falje publike”, shkroi Chrissy në Twitter ditën e djeshme, raporton “Vulture”.

Stodden tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në vitin 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç, sepse u martua me aktorin 50-vjeçar, Doug Hutchison.

Image

Stodden zbuloi se mes mesazheve negative që mori nga shumë individë në rrjete sociale për këtë veprim të sajin, ishin edhe ato nga Chrissy Teigen.

Stodden nga ana tjetër, i është përgjigjur publikisht Teigen duke publikuar një ‘screenshoot’, në të cilin shihet se Chrissy i ka bërë ‘block’ në rrjetin social “Twitter” modeles.

Image

“Unë e pranoj faljen e saj dhe e fal. Por e vërteta është që kurrë nuk jam kontaktuar nga ajo privatisht. Në fakt, ajo më bllokoi në Twitter. Dua të besoj se kjo është një falje e sinqertë, por duket si një përpjekje publike për të shpëtuar bashkëpunimet e saj me markat e tjera”, shkroi modelja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat