Elita Rudi pozon me veshje tradicionale

Bota e Yjeve

Elita Rudi pozon me veshje tradicionale

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:18
Elita Rudi

Bukuroshja e njohur, Elita Rudi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke u treguar mjaft e hapur me ta për jetën e saj private.

Elita ndër të tjerash shpesh ka vënë në fokus faktin që ka një lidhje të ngushtë me prindërit e Gjikos, dhe se i pëlqejnë traditat dhe veshje tradicionale.

E kur jemi te veshje me motive kombëtare, Elita nuk heziton që nganjëherë t’i vesh dhe pozojë me to.

Në disa fotografi të fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, moderatorja është shfaqur mjaft tërheqëse në disa poza me veshje tradicionale.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar gruan e reperit të njohur për këtë paraqitje.

Elita përndryshe muaj më parë u bë nënë për herë të dytë, duke sjell në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe Gjiko e pagëzuan me emrin Bota.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat