Gati për debutimin në muzikë, Roza Lati zbulon detaje nga kënga e saj e parë

Bota e Yjeve

Gati për debutimin në muzikë, Roza Lati zbulon detaje nga kënga e saj e parë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 07:20
Roza Lati

Roza Lati prej kohësh ka shprehur deshirën për t’u përfshirë në industrinë muzikore dhe duket se shumë shpejt do të vjië dhe kënga e saj e parë. Ditën e sotme si rrallëherë, Roza ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe dikush e ka pyetur se kur do të dalë kënga e parë. Moderatorja ka zbuluar se ka dëshirë që këtë projekt muzikor ta publikojë gjatë muajve të verës dhe shprehet e bindur se do ju pëlqejë të gjithëve.

“Këngën dua ta nxjerr këtë verë. Kjo është dëshira më e madhe që kam për momentin, do ju pëlqej shumë jam e bindur!”, ka treguar Roza.

Kujtojmë se këto ditë moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një seti fotografik që ka realizuar. Roza u shfaq shumë seksi dhe sensuale në disa foto, teksa shihej me një zemër në dorë dhe e mbuluar me gjak.

Para publikimit të këtyre imazheve ajo la një shënim në Instagram, që i bëri ndjekësit të dyshonin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj.

“E pashë që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pashë që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishim mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë që ai adhuronte famën. Me thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë”, shkroi Roza para postimit të fotove.

Duke qenë se ky shkrim i bëri të gjithë të aludonin për jetën e saj personale, Roza u detyrua të jepte disa shpjegime.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat