E akuzojnë për kopjim të veshjes, Kiara Tito ka një përgjigje për të gjithë

Bota e Yjeve

E akuzojnë për kopjim të veshjes, Kiara Tito ka një përgjigje për të gjithë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 07:23
Kiara Tito

Kiara Tito u rikthye disa javë më parë sërish në ekran me një emision tërësisht të ri. Programi mban titullin “Style Star” dhe i dedikohet tërësisht modës. Pavarësisht se Kiara nuk kishte drejtuar kurrë një emision të tillë, deri më tani ajo ia ka dalë mbanë me sukses. Përtej drejtimit, Kiara ka tërhequr gjithmonë vëmendjen edhe me pamjen e saj të kuruar deri në detaje, duke qenë se bëhet fjalë edhe për një emision stili.

Por këtë herë Kiara ka marrë akuza se ajo ka kopjuar veshjen për puntatën e radhës nga një person. Moderatorja shihet se ka veshur në xhaketë të bardhë me geta të së njëjtës ngjyrë dhe ndjekësit kanë menduar se veshjen e ka kopjuar nga një vajzë. Siç duket këto komente i kanë ardhur në majë të hundës, ndaj Kiara i ka sqaruar me një mesazh të gjithë.

“Të dashur fansa të vajzës që po më akuzon për kopje të veshjes. Veshja e puntatës që do jepet nesër është kopjuar nga stilisti Mugler koleksioni pranverë-verë 2020 dhe ka dy javë që është xhiruar. Ju përqafoj”, ka shkruar Kiara në një postim.

Ndërkohë disa javë më parë moderatorja mori një koment jo shumë të këndshëm nga një ndjekës i emisionit.

Ndjesë por po të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante. Nuk e zoton siç duhet.”

Por Kiara e kaloi me shumë sportivitet këtë situatë dhe i ktheu ndjekëses përgjigjen që askush se priste.

“Ndjesë për çfarë? Secili është i lirë të shprehë mendimin e vet. Ju falenderoj, por duhet të kuptoni që ka një kohë televizive dhe secili duhet të respektojë kohën e vet, edhe debati e ka një kufi. Ndaj më duhet t’i ndërpres shpeshherë, edhe pse jo me dëshirë.”- sqaroi Kiara me qetësi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat