Nick Jonas lëndohet gjatë xhirimeve për shfaqjen e tij, aktori dërgohet me urgjencë në spital

Bota e Yjeve

Nick Jonas lëndohet gjatë xhirimeve për shfaqjen e tij, aktori dërgohet me urgjencë në spital

Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:25
Nick Jonas

Aktori i njohur, Nick Jonas u lëndua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa po xhironte një projekt të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur “TMZ”, ndërsa ngjarja ka mbetur e paqartë. Nuk është bërë asgjë e ditur në lidhje me mënyrën si ai është lënduar apo sa është dëmtuar.

“Na është thënë që Nick ishte në set kur diçka ndodhi, por burimet nuk e zbuluan natyrën e aksidentit ose dëmtimit. Megjithatë ishte mjaft serioze dhe ai u dërgua me ambulancë në një spital aty pranë”, -shkruan TMZ.

Image

Burimet për median thonë se Nick është kthyer në shtëpi dhe do të shfaqet, siç është planifikuar, të hënën në “The Voice”.

Image

“TMZ” shkruan gjithashtu se ka diçka super sekrete në lidhje me këtë xhirim dhe emrin e projektit për të cilin po punonte Nick.

Image

Megjithatë, në vitin 2018 u mësua se aktori vuan nga diabeti i tipit 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat