Angela Martini do nxjerrë emrin e shoqes që e mashtroi, atë dhe shumë të tjerë. Kush të jetë vallë?

Bota e Yjeve

Angela Martini do nxjerrë emrin e shoqes që e mashtroi, atë dhe shumë të tjerë. Kush të jetë vallë?

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:06
Angela Martini

Angela Martini ka paralajmëruar disa orë më parë se do tregonte diçka në ‘Instagram’ dhe se gjithçka i ngjan një telenovele. Më pas me anë të disa vidoeve na tregoi një histori të shkurtër:

“Unë kisha një ish shoqe dhe mora vesh që më mashtroi edhe mua si shumë të tjerë.

Pasi mora vesh gjithçka dhe bëra shumë telefonata mbrëmjen që shkoi, zbulova që nuk jam e vetmja që ka mashtruar.

Ajo përfiton edhe nga të dashurit e saj që janë persona të rëndësishëm. I gënjen, ju vjedh para, i mashtron, i kërcënon dhe bën video pa e ditur që t’i përdorë kundër tyre. Ajo sillet sikur gjithë bota është kundër saj dhe bën të pafajshmen. Unë kam fakte dhe do i nxjerr të gjitha që mos mashtrohen edhe të tjerë si unë. Do vijë edhe emri me kalimin e kohës, vetëm duhet të prisni”.  

Angela qenka zhgënjyer shumë dhe kjo duket qartë, ama dhe hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, ndaj modelja e ka marrë situatën në dorë. E me këtë rast bëri një thirrje për të gjithë. “Ka gjarprinj kudo, në familje, shoqëri punë, gjithandej. Mos qëndroni në heshjte, jini ata që luftojnë”, u shpreh Angela.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat