Naomi Campbell bëhet nënë, sjell në jetë një vajzë

Bota e Yjeve

Naomi Campbell bëhet nënë, sjell në jetë një vajzë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:18
Naomi Campbell

Modelja e njohur është bërë nënë.

Modelja dhe aktorja e njohur britanike, Naomi Campbell ka befasuar të gjithë me postimin e fundit.

Ajo ka bërë të ditur se është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës nuk preferoi t’ia zbulonte portretin.

Modelja postoi fotografinë e parë të vogëlushes, të cilës ia tregoi vetëm këmbët.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Kështu që jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkruan ajo.

Campbell është ndër emrat më të njohur të industrisë së modës, ajo është shumë e kërkuar dhe e suksesshme në këtë fushë.

Po ashtu, modelja njihet edhe si emër i suksesshëm në fushën e biznesit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat