Pas ndarjes, Oriola Marashi dhe Eros Grezda rikthehen sërish me njëri-tjetrin

Bota e Yjeve

Pas ndarjes, Oriola Marashi dhe Eros Grezda rikthehen sërish me njëri-tjetrin

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:27
Oriola Marashi, Eros Grezda

Pak ditë më parë, lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre mori dhenë.

Dyshimet lindën pasi dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale dhe se ndarja kishte ardhur nga distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë.

Por ndërsa përflitej se mes tyre gjithka ka marrë fund, ka ndodhur e papritura.

Image
Eros Grezda

Dyshja e famshme kanë filluar ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, dhe për këtë arsye është spekuluar se i kanë lënë pas keqkuptimet.

Për më tepër, Oriola ka shtuar thashethemet për një ribashkim, pasi publikoi një pjesë nga kënga e Dhurata Dorës “Only You”.

Image
Oriola Marashi

Mes shumë fjalëve të këngës, modelja theksoi “Prapë të du”, duke i lënë të gjithë të dyshonin se ajo dhe Erosi ishin ribashkuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat