“Do të martohemi së shpejti”- Morena Taraku drejt altarit me të dashurin e saj? Ja si qëndron e vërteta

Bota e Yjeve

“Do të martohemi së shpejti”- Morena Taraku drejt altarit me të dashurin e saj? Ja si qëndron e vërteta

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:37
Morena Taraku

Morena Taraku tërheq gjithmonë vëmendje në rrjete sociale me poza hot, ku shfaqet pothuajse e zhveshur.

Mirëpo, këngëtarja nuk e ka bërë asnjëherë publike lidhjen e saj të dashurisë, ndonëse ka treguar se është shumë e lumtur në krahët e dikujt.

Së fundmi, me anë të disa statuseve në Instastory, artistja ka treguar se nuk dëshiron që të publikojë imazhe nga jeta personale, pasi kjo nuk është puna e askujt dhe se së shpejti do të martohet.

Image

Mirëpo, në të vërtetë, kjo është një lojë që modelja ka zgjedhur t’i bëjë fansave që duan të fusin hundët kudo dhe asgjë më shumë.

“Më në fund vendosa të flas për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt.

Image

Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të duket nxitim, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim.

Image

Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, shkroi Taraku dhe më pas publikoi sërish foto të një buqete me lule.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat