Jennifer Lopez është zhvendosur në Los Angeles për një fillim të ri me Ben Affleck

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez është zhvendosur në Los Angeles për një fillim të ri me Ben Affleck

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:34
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Një jetë e re për Jennifer Lopez sapo ka nisur.

Aktorja e “Hustlers”, e cila u nda nga Alex Rodriguez pas katër vitesh së bashku, ka filluar një jetë të re.

Dhe tani ajo që së fundmi është rikthyer me Ben Affleck është zhvendosur në Los Angeles për të jetuar.

Një burim ka thënë për E!News se ajo nga Miami është larguar për në LA për të qenë më pranë partnerit të saj.

Edhe pse është e paqartë akoma, burimi shpjegon se ajo po planifikonte të bënte një shtëpi në Kaliforni.

Image

“Ajo do të jetë mes Los Angeles dhe Hamptons këtë verë”, shton burimi. “Ajo po shikon për një shkollë për fëmijët e saj”.

Siç e tha burimi, “Ajo është e ngazëllyer për një fillim të ri dhe për të ndjekur gjërat me Ben. Ata së shpejti do të jenë në shtëpinë e tyre në Los Angeles”.

Këtë kohë po ashtu u raportua se çifti i ri kanë miratimin edhe të ish-partnerëve, Marc Anthony dhe Jennifer Garner, me të cilët ndajnë edhe fëmijët.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat