Orinda Huta nuk i ka rezistuar dot këtij ushqimi

Bota e Yjeve

Orinda Huta nuk i ka rezistuar dot këtij ushqimi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:00
Orinda Huta

Orinda Huta së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Moderatorja e njohur është në pritje të një vajze, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Orinda është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndaj brenda pak ditësh mund të mbajë në krahë të voglën e saj.

Tashmë që pritja e ëmbël po shkon drejt fundit, Orinda ka filluar ta ndjejë akoma më shumë nepsin e shtatzënisë. Ditën e sotme ajo ka zbuluar se cilat ka qenë ushqimet që ka konsumuar gjatë kësaj kohe.

Ajo ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke rregulluar flokët e në të njëjtën kohe duke konsumuar fruta. Ajo ka treguar se molla jeshile ka qene “mikja e saj më e mirë” gjatë kësaj kohe.

“Kur je me vrap… Molla jeshile, fruti i 9 muajve. Se kisha ditur që e paskam dash kaq fort”, shkruan Orinda përkrah videos.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat