Alketa brune si 18 vjeçare, me mikrofon në duar në rrugët e Tiranës

Bota e Yjeve

Alketa brune si 18 vjeçare, me mikrofon në duar në rrugët e Tiranës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:23
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu nuk na habit më me postimet nga e shkuara, apo fillimet e karrierës së saj, ama ka gjithmonë sekuenca dhe detaje që na bëjnë nostalgjikë dhe ne.

Këtë herë, me disa sekuenca nga Tirana e dikurshme, shfaqet Alketa kur nisi të punojë në ‘Top Albania Radio’.

Ende shumë e re, brune, me mikrofon në duar, ose duke vrapuar nëpër Tiranë. Ajo interviston si çdo gazetar i ri, dhe fokus janë moshat e reja, duke vënë në dukje se e ka nisur karrierën duke punuar shumë për të arritur këtu ku është.

Image

Me këtë rast, nuk pamë vetëm Alketën në fillimet e viteve 2000, kur ishte rreth 17-18 vjeç, por edhe stilin e asaj periudhe tek njerëzit dhe qyteti.

Për ata që nuk e mbajnë mend, e për ata që e jetuan, nostalgjia ndihet. Apo jo?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat