Zaimina Vasjari vishet nuse për 34-vjetor dhe zbulon disa sekrete për partnerin dhe vajzat e tij

Bota e Yjeve

Zaimina Vasjari vishet nuse për 34-vjetor dhe zbulon disa sekrete për partnerin dhe vajzat e tij

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:37
Zaimina Vasjari

“N’fermë” me Ervin Kurtin ka bërë Zaimina Vasjarin të hapet më shumë për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin, Klodin.

Zaimina tregoi se ata kanë një raport të shkëlqyer sepse së pari janë shokë me njëri-tjetrin e pastaj partnerë. Këngëtarja e biznesmenia u shpreh e lumtur që ka një familje të madhe duke përmendur edhe dy vajzat e Klodit nga martesa e mëparshme.

“Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok, është një marrëdhënie e shkëlqyer, një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Sigurisht që edhe zihemi, por kemi një familje të madhe, se Khloe ka dhe dy motra. Unë që e vogël doja shumë të kisha një familje të madhe. E adhuroj këtë pjesë”,- u shpreh Zaimina.

Këngëtarja e njohur pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj. E dimë që të gjithë jeni kuriozë, ndaj ju tregojmë se ajo ka lindur më 17 qershor të vitit 1987 dhe mbushi 34 vjeç. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Zai publikoi ca pamje nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq një yll e veshur me një fustan të bardhë, që i tregonte më së miri linjat.

“Eshtë ditëlindja ime”, shkroi këngëtarja krahas fotove, ndërsa vërshuan komentet e urimit të fansave. Këngëtarja e showbizzit shqiptar, Zaimina Vasjari, ka festuar ditëlindjen duke celebruar kështu nga shtëpia jetën e saj luksoze si në telenovela.

Në llogarinë e Zaiminës në “Instagram” nuk kanë munguar urimet e ndryshme nga miqtë apo ndjekësit e saj, të cilët janë kujdesur t’i shkruajnë fjalët më të bukura. Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshiron që në të ardhmen familja e saj të zgjerohet me fëmijë të tjerë, sepse vajza e tyre Khloe i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre.

E ftuar në një program televiziv disa kohë më parë, ajo rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale. Këngëtarja u tregoi të gjithëve me një ngazëllim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”,- tha Zaimina vitin e kaluar.

Siç duket, nuk i trembet aspak faktit që të rrisë dy fëmijë njëkohësisht. Para dy vitesh, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin. “My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte diçitura sipër fotos, ku shihej se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj.

Me fotot ku merrte rreze në pishinën e saj, këngëtarja inauguroi kështu vilën që dukej përrallore. Vasjari, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj.

Duket se pas sjelljes në jetë të vajzës nga lidhja me biznesmenin, çifti ka nisur jetën e re si familje pasanikësh në banesën e tyre të re. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodiani kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre Khloe.

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës. Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe biznesi i saj, por u rikthye vitin e kaluar.

Zaimina Vasjari dhe bashkëshorti i saj Klodian Asllani kanë një fëmijë së bashku, vajzën Khloe. Dhe këngëtarja ka zbuluar se partneri i saj dëshiron shumë ajo ta bëjë baba të një djali.

Zaimina Vasjari u shpreh se do t’ia plotësojë këtë dëshirë dhe kur të jetë shtatzënë do ta ndajë lajmin me të gjithë. Gjatë një interviste, teksa zbuloi tipare të karakterit të saj, tha se është njeri që ndërron mendje shpejt.

Por për bashkëshortin e saj tregoi se nuk është penduar që e ka zgjedhur për ta pasur në krahë. Ndërsa rrëfeu edhe dëshirën që Klodian Asllani ende nuk i ka plotësuar, atë për të pasur një helikopter.

“Unë jam njeri që ndërroj mendje shumë shpejt, jo në të gjitha gjërat. Se te burri nuk ndryshoj mendje. Nuk i kam plotësuar një dëshirë dhe ai gjithashtu. Nuk kam bërë një djalë, por që do t’ia bëj dhe ai s’më ka blerë helikopter (qesh). Djali kur të vijë do ta themi. Kam nga ato shtatzënitë që në muajin e tetë kuptohem që jam”,- u shpreh ajo në emisionin “Binjakët”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat