U fotografua me Cheryl Cole, reagon për herë të parë Liam Payne

Bota e Yjeve

U fotografua me Cheryl Cole, reagon për herë të parë Liam Payne

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 00:34
Liam Payne, Cheryl Cole

Ditën e djeshme, Liam Payne u fotografua me ish-partneren e tij, Cheryl Cole, 3 vite pas ndarjes. Dyshja u ribashkuan për të marrë pjesë në ditëlindjen e parë të nipit të Liam, që u organizua javën që lamë pas. Ata të dy dukeshin  mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa u fotografuan duke komunikuar bashkë.

Liam dhe Cheryl u fotografuan duke futur disa pako në makinë, ndërkohë që flisnin edhe me njerëz të afërt  të Liam. Pas publikimit të këtyre fotove në mediat rozë lindën dyshimet për një ribashkim të mundshëm të çiftit, duke qenë se Liam është sërish beqar.

Ndërkohë pas këtyre fotove ka reaguar për herë të parë edhe Liam. Ai ka postuar në Instagram vetëm portretin e tij, duke e prerë pjesën e Cheryl. Këngëtari është shprehur disi i çuditur që fotot e tij u bënë lajm në media, teksa ka treguar se ai ka qenë duke tështirë në ato momente.

“Duke jetuar ëndrrën”, ka shkruar Liam me shaka përkrah fotove të tij.

Më pas ai ka bërë një tjetër postim në Instagram, ku shkruan: “Pse jam kaq i çuditshëm”.

Ndërsa Cheryl nuk ka reaguar ende pas publikimit të këtyre fotove me ish-partnerin.

Ndërkohë kujtojmë se në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për Steven Barlett, Liam Payne konfirmoi se është ndarë nga partnerja e tij, Maya Henry, pas 10 muajsh fejesë. Kur u pyet se cili është statusi i tij aktual, ai tha se është beqar. Në fakt Liam fajësoi veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat