Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nis një romancë të re dhe habit me deklaratën e fundit: Dua të bëhem nënë pa baba

Bota e Yjeve

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nis një romancë të re dhe habit me deklaratën e fundit: Dua të bëhem nënë pa baba

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:20
Ina Kollçaku

Ish-konkurrentja e “Përputhen 1”, Ina Kollçaku, doli çift me Geri Bardhin nga programi i dashurisë.

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, dyshja kanë mbetur miq të mirë.

E ftuar në “Ora Verore”, Ina ka zbuluar se kjo verë e ka gjetur të dashuruar dhe me një lidhje të re.

Image

Para një viti, Kollçaku deklaroi se dëshiron të bëhet nënë pa baba. E pyetur nëse i qëndron ende kësaj dëshire, Ina tha: “Po, vazhdoj ta mendoj”.

Pjesë nga intervista:

Image

Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur për faktin e të qenit nënë, pa baba. Vazhdon ende ti qëndrosh këtij mendimi?

Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.

Ronaldo Sharka: Kur?

Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë.

Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?

Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.

Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?

Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat