Fotot topless në Instagram-in e Britney Spears nuk kanë të ndalur! Fansat e këngëtares të shqetësuar për…

Bota e Yjeve

Fotot topless në Instagram-in e Britney Spears nuk kanë të ndalur! Fansat e këngëtares të shqetësuar për…

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 12:41
Britney Spears

Postimet nudo të Britney Spears në rrjetet e saj sociale për të katërtën herë brenda një kanë shqetësuar fansat e këngëtares.

Ndonëse disa prej tyre i lidhin fotot me ndjenjën e re të lirisë pas kërkesës së Britney-t për të hequr kujdestarinë e babait të saj konservator, disa të tjerë besojnë se imazhet topless nuk po publikohen nga vetë ajo, shkruan “Page Six”.

Spears ndau një imazh të vetes duke parë kamerën ndërsa mbulonte gjoksin me duar mbrëmjen e së premtes.

Image

“Diçka e dyshimtë po ndodh. Kush tjetër është i shqetësuar?!”, komentoi një fanse.

“Jam duke pritur ditën kur të mbarojë kujdestaria dhe Britney më në fund mund të na tregojë të vërtetën për atë që po ndodh”, shkroi një tjetër. Pyetja nëse Spears është në të vërtetë ajo që i poston këto imazhe është ajo që mbizotëron nga mijëra komente që janë postuar në imazhet e këngëtares.

Image

“Unë mendoj se këto janë private dhe po postohen pa pëlqimin e saj. Patjetër që dikush tjetër ka qasje në llogarinë e saj”, shkroi një ndjekëse e shqetësuar.

Image

Një orë më vonë, Spears ndau një foto të ilustruar të saj me Cher në St. Tropez, duke shkruar se ajo dhe ikona shkuan me pushime së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat