Modelja e famshme zgjedh Valdrin Sahitin në ditën e saj të veçantë

Bota e Yjeve

Modelja e famshme zgjedh Valdrin Sahitin në ditën e saj të veçantë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 06:43
Winnie Harlow

Nuk është rasti i parë kur emra të rëndësishëm në fushën e modës, personazhe të famshëm në botë, ia kanë besuar stilistit shqiptar Valdrin Sahiti eventet e tyre më të rëndësishme. Beyonce, Chrissy Teigen, Bella Thorne, Paris Hilton, Kristin Cavallari janë vetëm disa prej emrave të botës së showbiz-it, veshja e të cilëve ka mbajtur emrin e Valdrin Sahitit.

Së fundmi, edhe modelja e famshme kanadeze, Winnie Harlow, për festën e ditëlindjes së saj, ka zgjedhur një fustan të veçantë nga Valdrini.

Festa e madhe e 27-vjetorit të lindjes u organizua mbrëmjen e djeshme, me të ftuar miq të afërt të modeles. Nga postimet e saj, por edhe ato të miqve në rrjetet sociale, Winnie duket e mrekullueshme me fustanin e argjendtë nga stilisti shqiptar.

Të gjithë miqtë e Valdrinit e kanë etiketuar dhe përgëzuar stilistin shqiptar për zgjedhjen që ka bërë, si edhe për suksesin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat