U bë i famshëm tek Për’puthen, Mevlani hap biznesin e ri

Bota e Yjeve

U bë i famshëm tek Për’puthen, Mevlani hap biznesin e ri

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:17
Mevlan Shaba

U bë i famshëm në show-n Përputhen, ja ja pas famës vijnë edhe frytet.

Mrëmjen e djeshme pas disa postimeve në rrjete sociale, Mevlan Shaba, ish konkurrenti i Për’puthen ka bërë me dije se po hap një lokal në zonën e plazhit në Durrës.

Nga postimet e publikuara shihet se kanë qenë prezent edhe disa nga personazhet e Për’puthen, madje edhe nga 40+, pa lënë pas miq të tij. Hapsira është për sezonin veror, e quajtur ‘Maluma Terraza’ një zonë argëtuese me muzikë dhe me një pamje të mrekullueshme nga deti. Nuk dihet ende pse Mevlani ka zgjedhur t’i vendosë emrin ‘Maluma’.

Pas daljeve të tyre nga Për’puthen disa prej konkurrentëve janë angazhuar në televizon, duke kënduar madje kanë hapur edhe biznese.

Sa i përket Mevlanit është i vetmi nga personazhet që ka ushtruar profesionin e tij si këngëtar edhe më përpara. Tanimë ai shihet tepër i angazhuar në shumë kocerte, madje edhe në vendet fqinje. Por me hapjen e lokalit do ketë edhe hapsirën e tij ku do të performojë për të gjithë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat