Khloe Kardashian flet për betejën me migrenën dhe zbulon se…

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian flet për betejën me migrenën dhe zbulon se…

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:30
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka folur së fundmi për betejën e saj të vazhdueshme me migrenën, duke zbuluar çfarë i ndodhi pasi harroi ilaçet në shtëpi.

37-vjeçarja shkroi në llogarinë e saj ën “Twitter”: “Uroj që njerëzit ta kuptojnë se sa mund të të dobësojë migrena. Jam shumë e frustruar kur njerëzit më thonë ‘do të kalojë’. Sikur ta dinin që kjo është një dhimbje koke e keqe! Kjo ndjenjë është torturuese dhe e papërshkrueshme!”.

Fansat e shqetësuar i sugjeruan yllit të televizionit që ta linte telefonin mënjanë, pasi ai nuk do ta bënte të ndihej më mirë. Megjithatë, Kardashian tregoi se është mirë, por shumë e acaruar.

Image

“Unë thjesht po shfryja, sepse mu desh të shtyja një takim për më vonë për shkak të migrenës. Ndihem shumë keq kur migrena ndikon në marrëdhënien mes meje dhe vajzës time, true. Ajo është vetëm 3 vjeç dhe nuk e kupton që unë nuk mund ta ngre kokën lart kur përjetoj diçka të tillë,”- tregoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Khloe flet për betejën e saj me migrenën. Kjo sepse bukuroshja ka vuajtur nga kjo sëmundje që kur ka qenë në shkollë të mesme.

Image

“Nuk isha në gjendje ta ngrija kokën lart dhe të qenit në një moshë të re, e bënte situatën të frikshme,”- tha Khloe në vitin 2020.

Image

Khloe tregoi se dhimbja e kokës nga migrena mund t’i zgjasë për ditë me radhë dhe për fat të keq shoqërohet me simptoma të tjera si të përziera dhe ndjeshmëri ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat