Fejesë në horizont? Ben fotografohet me të ëmën dhe djalin duke parë për unazën

Bota e Yjeve

Fejesë në horizont? Ben fotografohet me të ëmën dhe djalin duke parë për unazën

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:34
Ben Affleck

Ben Affleck u kap nga paparacët duke parë unazat e fejesës në një dyqan Tiffany. Ai ishte i shoqëruar nga nëna e tij Sam dhe i biri Samuel. Kjo i bëri të gjithë të mendojnë se unaza është për Jennifer Lopez dhe me shumë mundësi, një fejesë është rrugës.

Affleck i propozoi Lopez për herë të parë në nëntor të vitit 2002 me një unazë me diamant rozë 6.1 karat nga Harry Winston që thuhet se kushtoi 2.5 milionë dollarë.

Por çifti vendosi të shtyjë dasmën e tyre të planifikuar në vitin 2003, duke fajësuar "vëmendjen e tepërt të mediave" në një deklaratë. Çifti i dha fund fejesës një vit më vonë.

Image

Lopez dhe Affleck u rikthyen bashkë në prill të këtij viti, vetëm një muaj pasi ajo i dha fund lidhjes 4-vjeçare me Alex Rodriguez.

Tani gjërat mes tyre janë bërë sërish serioze dhe Ben është parë shpesh me familjen e Lopez.

Prandaj një fejesë nuk do të ishte aspak çudi. Duke marrë parasysh parasysh që Ben ka gjetur edhe unazën, duket se kjo gjë do të ndodhë së shpejti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat