As Kate, as Meghan dhe as Letizia, kjo është princesha me më shumë stil sipas Tatler

Bota e Yjeve

As Kate, as Meghan dhe as Letizia, kjo është princesha me më shumë stil sipas Tatler

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 06:40
Beatrice

Kate Middleton, Meghan Markle, Mbretëresha Letizia e Spanjës dhe Maxima e Holandës konsiderohen të gjithë si ikona të stilit. Mirëpo, asnjëra prej tyre nuk merr kurorën e princeshës më me stil sipas Tatler.

Revista e famshme ka quajtur Princeshën Beatrice Borromeo të Monakos si mbretëroren më me stil në Evropë. Beatrice, 36 vjeçe, është vajza e aristokratit italian Don Carlo Ferdinando dhe punoi si gazetare politike dhe krijuese dokumentaresh, para se të martohej me Pierre Casiraghi, 33 vjeç, djali i Caroline, Princeshës së Hanoverit dhe nipi i Grace Kelly.

Image

Në ditën e dasmës së saj në vitin 2015, ajo veshi katër fustane couture, dy nga Valentino për martesën civile në Monako dhe dy nga Armani Privé për shërbimin fetar në Liqenin Maggiore. Në dasmën e saj, ishte hera e parë që Beatrice tërhoqi vëmendjen e botës së modës dhe Vogue e quajti ngjarjen 'dasma më elegante e verës'.

Edhe sot që është nënë e dy fëmijëve, sipas Tatler Beatrice është akoma mbresëlënëse kudo ku ajo shkon, qoftë në tapetin e kuq, në ndonjë paraqitje mbretërore apo thjesht në ndonjë dalje me kunatën e saj po aq elegante, Charlotte Casiraghi.

Këtë vit, Beatrice u bë ambasadore për Dior dhe është fotografuar shpesh me veshje Dior, duke i stiluar ato në mënyrë perfekte.

Ajo gjithashtu ka treguar se di të tërheqë vëmendje edhe me veshjet që zgjedh për mbrëmjet gala me burrin e saj, ngjarje bamirësie apo në dasmat e familjeve të tjera mbretërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat