Genta Ismaili poston fotografi krahë partnerit me dedikim

Bota e Yjeve

Genta Ismaili poston fotografi krahë partnerit me dedikim

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:43
Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po e shijon në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, ka qenë Genta ajo e cila ka publikuar për fansat e saj në Instagram një fotografi, ku shihet mjaft e lumtur në krahët e të dashurit.

Image

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja nga Gjilani ka treguar se mund të mos jetë një nga fotografitë më të përsosura të tyre, por që nuk i harron asnjëherë çastet e lumtura që pati kur e shkrepi atë.

“Nuk është fotografia më e mirë bashkë, por ky moment do të thotë shumë për ne”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Kujtojmë që këngëtarja është në pritjen e ëmbël të një fëmije, pasi shtatzënia e saj u bë publike pak muaj më parë.

Çifti filluan lidhjen rreth dy vite më parë, teksa kishin paralajmëruar edhe dasmë, por që mesa duket një ceremoni e tillë ende nuk është gait të ndodhë, për shkak të pandemisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat