Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes së tyre

Bota e Yjeve

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes së tyre

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:04
Elon Musk dhe Grimes

Elon Musk dhe Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Në një intervistë për Page Six, themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka thënë se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por vazhdojnë të kenë marrdhënie të mirë dhe të kujdesen së bashku për djalin e tyre 1-vjeçar.

“Jemi gjysmë të ndarë por e duam ende njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrdhënie shumë të mirë. Kjo vjen ngaqë puna ime me Tesla dhe SpaceX më kërkon të qëndroj në Teksas ose të udhëtoj, ndërsa puna e saj është e bazuar në LA. Ajo po qëndron me mua momentalisht dhe Baby X është në dhomën ngjitur,” ka thënë Musk.

Musk dhe Grimes, të cilët e nisën marrdhënien e tyre në 2018-ën, u bënë prindër vitin e shkuar. E quajtën djalin: X Æ A-12. Grimes ka sqaruar emrin e djalit në Twitter.

Ata u panë për herë të fundit së bashku në Met Gala, në fillim të muajit.

Image
Elon Musk dhe Grimes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat