Angelina Jolie kapet mat me këngëtarin e famshëm

Bota e Yjeve

Angelina Jolie kapet mat me këngëtarin e famshëm

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:11
Angelina Jolie

Dyshimet për një romancë mes Angelina Jolie dhe The Weeknd janë shtuar. Aktorja e famshme është fotografuar në një restorant bashkë me yllin e muzikës në Santa Monica të shtunën në mbrëmje.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe 31-vjeçari kanadez kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private të restorantit luksoz.

Ndërsa Jolie u sigurua të mbërrinte në restorant veçmas nga këngëtari, ajo nuk e kishte problem të dilte me të. Kjo nuk është hera e parë që dyshja e famshme janë parë bashkë.

Image

Më 10 korrik, Jolie dhe The Weeknd u fotografuan të dy duke ndjekur të njëjtin koncert privat në Los Angeles. Kujtojmë që aktorja kërkoi divorc nga Brad Pitt në 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat