I ndau Meghan Markle, njihuni me ish të dashurën bukuroshe të Harry

Bota e Yjeve

I ndau Meghan Markle, njihuni me ish të dashurën bukuroshe të Harry

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:00
Angela Levin, Meghan Markle, Harry

Prince Harry është tashmë i martuar me Meghan Markle. E megjithatë, Harry duket se ka qenë në një lidhje në kohën kur është njohur me Meghanin.

Biografia e familjes mbretërore, Angela Levin ka shkruar në librin “Harry: Conversations with the Prince” se Harry ka qenë i lidhur me modelen Sarah Ann Macklin. Me këtë të fundit thuhet se Harry u takua në një festë private, ku shkëmbyen numrat dhe filluan të komunikonin.

E megjithatë, marrëdhënia e tyre është komentuar nga Levin si jo serioze, prandaj Harry nuk e privoi veten nga njohja me Meghanin.

Image
Angela Levin

Sara Ann Macklin duket se vazhdon jetën e lumtur. Përveçse modele, ajo është edhe nutricioniste e influencuese në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat