“A je xheloze për Ermalin?”/ Ja çfarë thotë Amarda Toska për marrëdhënien me bashkëshortin e saj

Bota e Yjeve

“A je xheloze për Ermalin?”/ Ja çfarë thotë Amarda Toska për marrëdhënien me bashkëshortin e saj

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:39
Amarda Toska dhe aktori Ermal Mamaqi

Moderatorja Amarda Toska dhe aktori Ermal Mamaqi kanë 11 vite të martuar. Çifti janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve, një djali, Joelit, i cili është 8 vjeç, si dhe një vajze, Sias, 3 vjeç.

Gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit mbrëmjen e djeshme, Toska u pyet: “Je ndopak xheloze për Ermalin?”.

Moderatorja tregoi se për të xhelozia është një faktor që “i shton lezetin” marrëdhënies në çift.

Image

Duhet gjithmonë, se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, Amarda zbuloi edhe sekretin e saj për të qenë e suksesshme në gjërat që dëshiron të bëjë.

Image

Që përmbushjen personale nuk e kam gjetur asnjëherë tek gjërat sipërfaqësore. Që jam e orientuar drejt punës me përkushtim maksimal. Gjithmonë bëj një vlerësim të punës, situatës që po ndodh apo vendimeve që duhet të marr sesi do reflektojnë në cilësinë e jetës time, në familje dhe punë”, iu përgjigj ndjekëses Toska.

Image

Muajin e kaluar, moderatorja u përfol për një shtatzëni të tretë. Megjithatë, ajo i mohoi thashethemet dhe tha se tani për tani ndihet e plotësuar me familjen që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat