Semi Jaupaj flet për problemet e shëndetit mendor, këngëtarja: Në fillim thoja ‘s’jam e çmendur’ por...

Bota e Yjeve

Semi Jaupaj flet për problemet e shëndetit mendor, këngëtarja: Në fillim thoja ‘s’jam e çmendur’ por...

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:52
Semi Jaupaj

Këngëtarja Semi Jaupaj ka rrëfyer dje për herë të parë problemet me shëndetin mendor. Artistja foli hapur me Sheila Haxhirajn gjatë kohës që ishin ulur buzë pishinës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo tha se ka përjetuar sulme paniku dhe se vuan nga ankthi. Megjithatë mundohet që ta kontrollojë veten dhe të mos përdorë ilaçe, tek të cilat drejtohet vetëm kur e kupton që nuk mund të bëjë asgjë.

Jaupaj rrëfeu gjithashtu se është konsultuar edhe me psikologë dhe psikiatër për t’u qetësuar, si dhe ka parë teknika të ndryshme online që i përdor për të kaluar momentet e tensionit kur nuk ndihet mirë.

“Dua të mundohem të më kalojë një herë. Kështu e kam dhe në jetë, te pjesa që të thash e kam të vështirë të kërkoj ndihmë. Edhe te pjesa e ilaçeve, mundohem ta duroj sa më shumë, por kur e shoh që nuk e përballoj dot i drejtohem ilaçeve.

Jam vizituar dhe një psikiatër-psikologe më dha direkt ilaçe. Mu duk e tmerrshme, thashë ‘Unë ilaçe, të pi unë ilaçe?! S’ka shanse. E ke parasysh këtë idenë që ‘S’jam e çmendur!’.

Edhe gjeja gjëra në internet, se ka disa teknika, për shembull numëro deri në njëqind, thuaj gjithë gjërat që shikon, me këtë ngjyrë, atë ngjyrë, mendo gjëra të bukura, ca teknika që i kam lexuar… I kam provuar dhe në njëfarë periudhe më kanë ndihmuar, por pastaj u bë…

Kam qenë me Bojkenin duke shkuar për të marrë mamin se kishte qenë diku. Më ka kapur një krizë që nuk e kisha përjetuar më përpara. Mendoja se kisha kaluar kriza paniku, po ajo ishte e tmerrshme, më dukej sikur po vdisja.

I thash bojkenit më ço në spital, sepse nuk mbushesha dot me frymë, isha mpirë e gjitha, më ishte tharë goja, isha mpirë në trup, isha totalisht e pafuqishme, isha si në gjendje të fikti, sytë më ishin bërë të zeza, nuk shihja.

Bojkeni s’e kuptoi se dolëm nga shtëpia ishim duke folur e qeshur mirë e bukur dhe ishte kjo gjëja ‘bap’ nga hiçi. Ishte momenti që erdhi babi dhe mami në makinë kur po kaloja këtë gjënë. Kisha gjetur disa kokrra bimore që ishin si qetësues dhe nuk ia kisha thënë atyre. Edhe mami im e ka vuajtur këtë gjë dhe nuk doja ta shqetësoja. Pastaj më pa që po kaloja këtë gjendjen dhe e di që nuk duhet t’i flasësh tjetrit në këtë gjendje”.

Gjatë kësaj jave, artistja ka pasur debate të forta me Ilir Shaqirin, të cilin e ka akuzuar edhe për shikime seksuale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat