“Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit” po kthehet në trend, reagon Bora Zemani

Bota e Yjeve

“Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit” po kthehet në trend, reagon Bora Zemani

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:54
Bora dhe Donaldi

Bora dhe Donaldi janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale.

Dyshja që na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare, depërtuan në zemrat e të gjithve e shumë prej nesh e gjetën veten tek ta. Në këtë mënyrë, buja e këtij takimi është mëse e kuptueshme

Përveç videos së puthjes që është shpërndarë kudo, në Instagram ka nisur një trend i ri: “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”.

Duket se e gjitha nisi nga producentja e programit Lori Hoxha që postoi një foto në Instagram ku shkruante “Mirëmëngjes vetëm Bora Zemanit".

Trendit të saj i janë bashkuar edhe Olsa Muhameti, Yll Limani e shumë përdorues të tjerë të mediave sociale.

Image
Insta

Padyshim kjo i ka rënë në sy edhe vetë Borës e cila e ka pëlqyer shumë. Ajo ka rishpërndarë postimet në Instastory duke i shoqëruar me të qeshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat