“Sa fëmijë ke qejf të kesh?”/ Ja si përgjigjet Rudina Dembacaj

Bota e Yjeve

“Sa fëmijë ke qejf të kesh?”/ Ja si përgjigjet Rudina Dembacaj

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:31
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Moderatorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor. Çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Pas martesës, pyetja më e shpeshtë që i bëhet aktores së humorit në rrjete sociale është se kur do të bëhet nënë për herë të dytë. Mbrëmjen e djeshme, gjatë bisedës virtuale me ndjekësit në Instastory, Rudina u pyet: “Sa fëmijë ke qejf të kesh?”.

“Sa të ketë shkruar Zoti”, shkroi artistja, duke mos dhënë një numër.

Më herët, gjatë një interviste, Rudina zbuloi se e bija, Viktoria, i kërkon një motër.

“Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël, sepse ‘unë nuk e laj dot Ertën’ thotë, ‘unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua’. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”.

E pyetur nëse do sakrifikonte familjen për dashurinë, Dembacaj tha: “Jo, asnjëherë! Dashuria duhet mu bo edhe familje një ditë!”.

Ndërkohë, Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat