Beniada tregon çfarë ndjen për Arditin pas puthjes në buzë gjatë ceremonisë së dasmës

Bota e Yjeve

Beniada tregon çfarë ndjen për Arditin pas puthjes në buzë gjatë ceremonisë së dasmës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:55
Beniada Nishani

Dasma veriore në shtëpinë e “Big Brother VIP” i vuri banorët në punë, pasi të gjithë nisën të ndanin rolet dhe të bëheshin gati. Çifti që do të martohej u zgjodh Beniada Nishani dhe Ardit Çuni.

Në javët e para të spektaklit u aludua se Arditi kishte pëlqim të madh për modelen seksi, por ajo nuk e shihte me të njëjtin sy. Këtë e deklaroi vetë Nishani kur tha që e ka shumë xhan Arditin, por ai nuk mund të jetë partneri i saj. Pas kësaj deklarate, të dy kanë mbetur miq të mirë, por tashmë nuk flejnë më në të njëjtin krevat, sepse secili ka hapësirën e tij.

Ditën e djeshme, teksa po bëhej gati bashkë me Palomën në dhomën e gjumit, Beniada foli për raportin që ka me Arditin. Ajo tha se që në fillim i ka ecur shumë mirë muhabeti me Arditin dhe se e ka shumë xhan.

Image

“Unë Arditin e kam xhan, e kam thënë që në fillim. Se janë disa gjëra që nuk mund t’i shpjegosh, po që herën e parë që e njoha si njeri, më pëlqeu. Nuk e kam ndryshuar asnjëherë mendimin”,- tha Beniada.

Gjatë festës së zhvilluar mbrëmë në shtëpi, ku ishte ftuar dhe një orkestër, Beniada dhe Arditi shkëmbyen një puthje në buzë, meqënëse po “martoheshin”.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat