Travis bën tatuazhin domethënës në lidhje me Kourtney Kardashian

Bota e Yjeve

Travis bën tatuazhin domethënës në lidhje me Kourtney Kardashian

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 00:41
Travis Barker dhe Kourtney Kardashian

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë ende duke festuar fejesën e tyre (siç duhet).

Ndërsa Kardashian po nxjerr foto romantike topless në Instagram duke treguar unazën e saj të mrekullueshme, bateristi i Blink-182 sapo shtoi në trupin e tij një tjetër nderim të përhershëm për të fejuarën e tij. Më 24 tetor, Barker ndau një gjurmë të buzëve të Kourtney-t në Instagram Stories. D
isa orë më vonë, artisti i tatuazheve Scott Campbell postoi rezultatet përfundimtare në krahun e Barker në Instagramin e tij, së bashku me një akrep masiv.

“Buzët drejt e nga goja e @kourtneykardash. Urime ju të dyve” ,- shkroi artisti i tatuazheve.

45-vjeçari i bëri propozimin e bukur nën perëndimin e diellit në Montecito, Kaliforni në një ambient të dekoruar me trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë.

Këtë lajm kaq të ëmbël, Kardashian e konifrmoi me dy foto të postuara në rrjetin e saj social në “Instagram”.

Përgjithmonë,” shkroi Kourtney krahas imazhve duke etiketuar Barker-in.

Një burim tha për mediat e huaja se propozimi u bë pikërisht kur po perëndonte dielli dhe se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin të dy të pranishëm.

“Kourtney dukej shumë e befasuar kur pa Khloe dhe Tristan atje. Travis e shoqëroi Kourtney deri në plazh, ku kishte vendosur lule të kuqe dhe të bardha të vendosura në formë zemre. Kourtney shihej e buzëqeshur dhe e habitur.“, tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat