Aktorja e njohur shpjegon pse nuk tregoi kurrë që kishte Covid-19

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur shpjegon pse nuk tregoi kurrë që kishte Covid-19

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:53
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried nuk arriti ta festonte siç do të donte nominimin e parë për çmimin Oscar sepse gjejeni çfarë? U infektua me Covid-19, pavarësisht se nuk ja tregoi kurrë askujt. 

Diçka të tillë, aktorja e rrëfeu e ftuar në "Late Night With Seth Meyers". 

"Unë fika telefonin një natë para dhe thashë me vete që nëse dikush do të më thotë nëse kam marrë një nominim ose jo, ajo duhet të jetë nëna ime. Mbaj mend që kam qenë në gjumë sepse kisha Covid dhe nuk isha një rast i thjeshtë për hir të së vërtetës."

Gjithsesi, kur mësoi se ishte nominuar për çmim Oscar për filmin Mank, i duhej të bënte intervista për median dhe ndonëse supozohej të ishte koha më e bukur për të, ylli i filmave e përshkruan si: "një nga momentet më të tmerrshme të jetës së saj."

Image

Seyfried sqaroi se nuk i tregoi askujt për sëmundjen sepse nuk donte të bëhej burim klikimesh në portale për diçka të tillë. 

"Dy ditë para se të dilja pozitive, bëra vaksinën. Ishte eksperiencë stresuese, por krejt papritur gjërat ndryshuan në karrierën time dhe ishte e mrekullueshme."- përfundon Amanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat