Loja në çift/ Iliri “vë në siklet” Kledin: Pse zgjodhe Arjolën dhe jo Donaldin?

Bota e Yjeve

Loja në çift/ Iliri “vë në siklet” Kledin: Pse zgjodhe Arjolën dhe jo Donaldin?

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:50
Kledi

Të preferuarit e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmë kishin të drejtën të zgjidhnin një nga banorët me të cilin do të ishin të gatshëm të luanin çift. Kështu, nëse njëri nominohet, automatikisht edhe tjetri del në televotim. Por, nëse njëri eliminohet, tjetri nuk del nga shtëpia, sepse secili ka hyrë vetëm në këtë reality show.

Kledi, si një ndër të preferuarit e zgjedhur mbrëmë, tha se do të donte që aleate në lojë të kishte Arjolën. Edhe aktorja shprehu të njëjtën dëshirë. Ndërsa Iliri zgjodhi Sabianin, me të cilin ka krijuar një miqësi shumë të mirë brenda shtëpisë.

Ditën e sotme, teksa ishin vetëm duke ngrënë mëngjesin në kuzhinë, Iliri vendosi t’i bënte një pyetje Kledit. Balerini ishte kurioz të dinte se përse zgjodhi Demirin në vend të Donaldit.

Pjesë nga biseda:

Iliri: A të të bëj një pyetje, nëse mundem.

Kledi: Po o vëlla, bëje.

Iliri: Pse zgjodhe Arjolën dhe jo Donaldin?

Kledi: Pse?

Iliri: Pyetje kot.

Kledi: Sepse të dy xhan i kam. Më i preferuari i publikut është Donaldi që kështu tak zgjodha Arjolën. Unë s’e kuptova një herë, thashë se ishte loja për buxhetin.

Iliri: Jo, jo. Është lojë që nëse shkon njëri në nominim, shkojnë të dy në nominim. Kur unë du të marr dikë me vete që të dali me mu, po themi, unë marr Sabin, se e di që Sabi vjen me mu. Kur rrezikoj diçka, rrezikoj me shokun, me vëllain tim.

Kledi: Normal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat