Beatrix Ramosaj flet për ndërhyrjet plastike në trup: Në moshën 22-vjeçare bëra…

Bota e Yjeve

Beatrix Ramosaj flet për ndërhyrjet plastike në trup: Në moshën 22-vjeçare bëra…

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është një ndër artistet që nuk e ka problem të tregojë publikisht operacionet apo ndërhyrjet plastike që ka bërë për të ndryshuar pamjen e saj. Tashmë që është njëra prej banoreve të “Big Brother VIP”, gjithçka që diskuton në shtëpi, mësohet edhe nga publiku jashtë.

Ditën e djeshme, artistja ka treguar se në moshën 22-vjeçare ka bërë një ndërhyrje në gjoks për të rritur numrin.

Meqënëse ishte në një moshë relativisht të re, Beatrix tregoi se kishte pyetur nënën e saj ënse duhet të tregonte apo jo nëpër intervista se ka zmadhuar gjoksin, në rast se i bëhet një pyetje për ndërhyrjet në trup apo në fytyrë.

E ëma, i kishte thënë se e ka të kotë nëse mundohet ta fshehë, sepse ato duken “që nga avioni”.

Pjesë nga biseda:

Graniti: A jeni pro silikonit?

Beatrix: Unë bëra gjoksin dhe i thashë mamit,isha më e vogël para pesë vjetëve, i thashë mamit: ‘O mam, kur të më pyesin nëpër intervista, t’i them që s’e kam bërë?’. ‘Ti loçkë, duken prej avionit’, tha.

Graniti: Nëse duket mirë pse jo?!

Sarah: O Trixa sa vite ke që e ke bërë gjoksin?

Beatrix: 5 vjet.

Sarah: E paske bërë goxha e vogël, që kur ke qenë 22.

Pas kësaj bisede, Sarah Berisha tha se po i mbushet edhe asaj mendja që ta bëjë një ndërhyrje të tillë, sepse edhe ajo e ka gjoksin e vogël. Megjithatë, Ramosaj pranoi se gjatë ditëve të para ka pasur shumë dhimbje.

Këngëtarja është beqare për momentin, por kjo nuk i ka dhënë shkas që të krijojë një lidhje me Kledin në shtëpi. Ish-futbollisti shprehu hapur pëlqimin për Beatrix duke e ftuar në një takim romantik dy net më parë. Por Ramosaj tha se e vlerëson shumë si njeri dhe e ka shumë xhan, por nuk dëshiron t’i japë shpresa për aq kohë sa ajo nuk e sheh dot me sy tjetër.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat