“Intrigantët më ndanë nga banakieri që e doja shumë”- Beatrix Ramosaj rrëfen gjithçka: Në Holandë pi gjithmonë marijuanë

Bota e Yjeve

“Intrigantët më ndanë nga banakieri që e doja shumë”- Beatrix Ramosaj rrëfen gjithçka: Në Holandë pi gjithmonë marijuanë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:32
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe modeli Kledi Hysa kanë shijuar së bashku një darkë romantike në shtëpinë e Big Brother VIP, dhe kjo ka qenë situatë që ka bërë Beatriksin të rrëfehet për jetën private. 

Kledi, si banori i preferuar i javës ka pasur mundësinë të zgjedhë një femër për të drekuar me të dhe zgjidhja e tij ka qenë Trixa. Pjesë e tavolinës së tyre ka qenë edhe aktori Donald Veshaj, i cili ka realizuar me ta një lojë, duke parashtruar pyetje së cilave ata duhej t’iu përgjigjeshin me “E kam bërë” ose “S’e kam bërë”.

Në një prej pyetjeve, Kledi dhe Beatrix janë pyetur për konsumimin e drogës së llojit marijuanë, ku kjo e fundit nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“E kam provuar, si mund të mos e provoj një njeri që ka lindur në Holandë. Kur shkoj te daja edhe tani, e pi gjithmonë!”, ka qenë përgjigjja e saj.

Beatrix thotë se marihuanë ne ka pirë dhe e pi kur shkon në Holandë, pasi përdorimi i saj në doza të limituara është i ligjshëm në këtë shtet.

Pas darkës së tyre, banorët e bombarduan dyshen me pa fund pyetje për të kuptuar se si kishte shkuar i gjithë ky organizim. Beatrix Ramosaj aktualisht është një vajzë beqare, por kjo nuk e ka penguar që në shtëpinë e “Big Brother VIP” të flasë për ish-partnerin, të cilin thotë se e ka dashur shumë.

Ramosaj ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem. Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas ndarjes, i duhet shumë kohë që të shërohet dhe ta marrë veten.

Ndërsa po fliste me Granititn dhe me Donaldin, Beatrix tha se djali me të cilin ka qenë e lidhur për tre vite, ka marrë pjesë vetëm një natë në “Dancing with the Stars”, gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesë e këtij spektakli: “Ka qenë banakier”. 

Por çfarë ndodhi që u ndatë e pyeti Graniti? “Isha tre vite me të dhe shumë intriga”, tha ajo duke theksuar se intrigantët i ndanë. Këngëtarja Beatrix Ramosaj vendosi që këtë javë të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” për të sfiduar veten dhe për të parë se sa shumë do të “mbijetojë” pa teknologji.

Artistja ka folur në “Big Brother VIP””, për karrierën e saj muzikore, teksa po bisedonte me Sabianin dhe me Einxhelin. Beatrix u rikthye në tregun muzikor me një këngë që e solli në bashkëpunim me Eugent Bushpepën, pas tre vitesh mungesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat