U konfirmua! Kim Kardashian dhe Pete Davidson s'e fshehin më dashurinë as në rrugë

Bota e Yjeve

U konfirmua! Kim Kardashian dhe Pete Davidson s'e fshehin më dashurinë as në rrugë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson konfirmojnë dyshimet se janë më shumë se miq. Çifti i ri u pa në rrugët e Palm Springs duke shëtitur të kapur përdore. Fotografitë e siguruara nga Daily Mail tregojnë shumë për marrëdhënien e Kim dhe Pete, edhe pse ata ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht.

Lajmin se ata janë në një lidhje e konfirmoi gjithashtu Page Six.

Kim dhe Pete u përfolën për një romancë pas disa takimeve të shpeshta që patën në vendlindjen e Davidson, New York City dhe në vendlindjen e Kardashian, Los Anxhelos.

Madje ai udhëtoi në Kaliforni për ditëlindjen e tij të martën për të kaluar kohë me familjen e Kim në rezidencën e nënës së saj, Kris Jenner, në Palm Springs.

Ata u panë për herë të parë duke u kapur për dore në një lunapark në Knott's Scary Farm në Kaliforninë Jugore, më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj "SNL" - ku dyshja ndanë një puthje gjatë një skeçi (fotoja e parë).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat