“Ti je e vetmja që më bën nervoz këtu!”/ Çfarë ndodhi gjatë takimit mes Einxhelit dhe Arbrit mbrëmë?

Bota e Yjeve

“Ti je e vetmja që më bën nervoz këtu!”/ Çfarë ndodhi gjatë takimit mes Einxhelit dhe Arbrit mbrëmë?

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:15
Einxhel Shkira

Për shkak të refuzimit që Pajtimi i bëri Sarës, takimin “romantik” mbrëmë e përfituan Einxhel dhe Arbër. Dyshja kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por kanë arritur që të sqarohen.

Gjatë darkës, Arbri i tha Einxhel se pavarësisht të gjithave, nuk do donte që ajo të ishte e eliminuara e radhës, sepse i pëlqen të qëndrojë me të në shtëpi. Djali nga Kosova tha gjithashtu se ajo është personi i vetëm që ka mundur ta bëjë nervoz aty brenda.

Ndërkohë, Einxhel i tha Arbrit se nuk dëshiron që të jetë çift me të vetëm për të qëndruar më gjatë në lojë.

Pjesë nga biseda:

Arbri: I vetmi njeri që m’i prish nervat këtu në këtë shtëpi je ti! Jo tjetër kush, sepse s’ka ndodh që dikush tjetër të më bëjë nervoz.

Einxhel: Pse të kam bërë nervoz unë? Unë s’kam bërë asnjë debat me ty.

Arbri: Ok, s’e ke bërë ti, jam bërë vetë. Ti s’bën asgjë. Ti je në rregull, mos të kthehemi prapë atje.

Einxhel: Mund të bëhesh nervoz se më sheh edhe kështu edhe… Unë e pranoj që të nervozon prania ime, po…

Arbri: Jo, unë i kam të gjitha fajet. Nuk kisha pas qejf që ti të dalësh këto dy ditë. Por përderisa jam mrena, kisha pas qejf që të jesh edhe ti.

Einxhel: Ok.

Arbri: Edhe ta kam thënë pa keqardhje, je një tip që.. Jo vetëm këtumrena, por më pëlqen muhabeti me ty. E the dhe vetë që unë jam një tip më i thellë, më pëlqen me bo muhabete më të mençuram, kam qejf të mësoj prej njerëzve.

Einxhel: Ke mësuar diçka kur më ke dëgjuar?

Arbri: Akoma jo, por jam ok.

Einxhel: Unë paskam grirë sallatë.

Arbri: Afrohesh. Ti të paktën më bën të mendoj, prandaj kjo është gjë e mirë. Për këtë arsye nuk do doja të dilje ti, se do ishe dikush që ka ndejtur më pak në këtë shtëpi. Seriozisht po ta them, ndaç mere për të keq, ndaç për të mirë.

Einxhel: Ti nuk është që rri me mua gjithë kohën, kjo nuk bën ndonjë diferencë.

Arbri: Nuk është që e vendos unë këtë.

Einxhel: Pse do doje të rrije gjithë kohës me mua?

Arbri: Të kisha nejt më shumë. Por ti ke një tru tjetër.

Einxhel: Të duket normale që këtu brenda të jesh më shumë me mua gjithë kohës?

Arbri: Nëse ndihem kështu, atëherë është ok.

Einxhel: Kjo s’do ishte gjë e mirë.

Arbri: Varet.

Einxhel: Kjo mund të penalizonte PM.

Arbri: Le ta penalizonte.

Einxhel: Do tregoheshe kaq egoist.

Arbri: Thjesht ta dish që unë kam pranuar të penalizohem nëse PM do të rrijë me Sarën.

Einxhel: Po, por Sara është tjetër gjë, unë jam tjetër gjë. Ti e pe shumë mirë që fakti që PM po rri me Sarën, nuk mërziti njeri.

Arbri: Pse mendon se për ne do ishin mërzit?

Einxhel: S’e di.

Arbri: S’e besoj, se s’kam ndonjë raport me dikë tjetër. Edhe me ty nuk kam më një raport… e kam pak më ndryshe, por nejse.

Einxhel: Kjo gjë nuk është se i bezdisi ose i nevrikosi të tjerët.

Arbri: Nuk besoj që ka dikë që e ka pengu kjo punë. Mendoj që duke nejt me njëri-tjetrin, kishim nejt më gjatë dhe s’besoj se na kishte bërë keq.

Einxhel: Por nuk dua që qëndrimi im më gjatë këtu të jetë falë teje.

Arbri: E vlerësoj shumë këtë, e kam menu. Nuk është që kam pas qejf, nuk është se më ka pëlqy si muhabet, por prapë jam tip i thellë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat