S4MM reagon ashpër pasi viktimave të aksidentit në Bullgari iu referuan si maqedonas

Bota e Yjeve

S4MM reagon ashpër pasi viktimave të aksidentit në Bullgari iu referuan si maqedonas

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:14
S4MM

45 persona kanë humbur jetë në një aksident trafiku që ndodhi të martën në Bullgari.

Viktimat ishin shqiptarë të maqedonas, të cilët ishin duke u kthyer nga Turqia.

Disa nga mediat kanë raportuar për viktimat si maqedonas dhe në lidhje më këtë ka reaguar reperi nga Tetova, S4MM.

“Ku i ke parë maqedonasit, aty janë 46 shqiptarë të vdekur e ti nuk u mundove asnjë minutë më shumë për ta shkruar siç duhet, po më shqiptarë se ne nuk je as ti, as nëna jote as babai yt”.

“Serbët nuk jetojnë veç në Serbi. Turp”, ka thënë ai.

Artisti nga Tetova këto ditë po ashtu ka anuluar të gjitha koncertet në shenjë solidarizimi për të vdekurit në aksidentin e lartpërmendur.

Shkaqet e aksidentit janë akoma të paqarta, por tashmë kanë nisur hetimet.

Image
Insta
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat