Pamjet pushtojnë rrjetin, ylli televiziv filmohet duke thithur “pluhur të bardhë” në Dubai

Bota e Yjeve

Pamjet pushtojnë rrjetin, ylli televiziv filmohet duke thithur “pluhur të bardhë” në Dubai

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Kaz Crossley

Mediat britanike kanë publikuar pamje ku modelja e njohur,  Kaz Crossley është filmuar duke thithur një substancë të bardhë të dyshimtë në një festë.

Ylli i rrjeteve sociale, 26 vjeçe, shihet duke u përkulur mbi një tavolinë ku duken të shtrira linja të mëdha pluhuri.

Videoja supozohet se është filmuar në Dubai në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Britania e Madhe ishte në karantinë.

Image
Ylli shihet duke u përkulur mbi një tavolinë ku duken të shtrira linja të mëdha pluhuri

Askush nuk lejohej të udhëtonte nëse nuk ishte për punë. Por si shumë influencues në atë kohë, Kaz – e cila mburret me 1.2 milionë ndjekës në Instagram – po “punonte” në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dubai ka zero tolerancë për veprat penale të lidhura me drogën.

Dënimet për posedim droge, qoftë edhe sasi të vogla, shkojnë deri në 20 vjet burg. Kliko këtu për videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat