Jo vetëm që është rritur shumë, por vajza e vogël e Beyonce-s duket identike me Blue Ivy-n

Bota e Yjeve

Jo vetëm që është rritur shumë, por vajza e vogël e Beyonce-s duket identike me Blue Ivy-n

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:18
Beyonce

Beyoncé pozoi me dy vajzat e saj Blue Ivy, 9 vjeçe, dhe Rumi, 4 vjeçe, për fushatën e fundit Adidas x Ivy Park. Këngëtarja ndau një foto me të bijat në Instagram, ku shfaqeshin të veshura njësoj bardh e zi.

Motrat Blue dhe Rumi dukeshin identike bluzën e tyre sportive (30 dollarë) dhe streçet (50 dollarë) nga koleksioni i fëmijëve, ndërsa nëna e tyre ishte e veshur me të njëjtin model nga koleksioni për të rritur, që kushtonin përkatësisht 75 dollarë bluza dhe 85 dollarë streçet. Të treja mbanin gjithashtu atletet Super Sleek Chunky të markës, që kushtojnë 140 dollarë.

Sigurisht që ngjashmëria mes dy motrave nuk kaloi pa u vënë re dhe pa u komentuar.

“Beyoncé me të vërtetë goditi copy dhe paste për Blue & Rumi,” -shkroi dikush me shaka.

Blue dhe Rumi - së bashku me vëllain binjak të kësaj të fundit, Sir - u shfaqën më parë në fushatën Rodeo Kids të nënës së tyre në gusht, duke promovuar koleksionin e parë të fëmijëve të Ivy Park. Vajza e madhe e Beyonce-s gjithashtu pati një paraqitje të rëndësishme në fushatën e shkurtit në Icy Park.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat