Fero nis kampanjë për ta përkrahur financiarisht, shumat do t’iu befasojnë!

Bota e Yjeve

Fero nis kampanjë për ta përkrahur financiarisht, shumat do t’iu befasojnë!

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:26
Fero

Se reperi Fero është i paparashikueshëm, kjo dihet prej kohësh.

Por ai vazhdon kohë pas kohe ende të befasojë, siç ka bërë mbrëmë rreth mesnatës.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se në platformën “GoFundMe” ka hapur mundësinë e kontributit financiar të fansave për albumin e tij më të ri i cili duket të ketë kosto marramendëse.

Fero s’është kursyer por targetin financiar për t’ia financuar albumin “Goat” e ka lënë plot 200,000 paund britanik, apo përkthyer në euro plot 235,000 euro.

Në 12 orë nga nisja e kampanjës, ai ka grumbulluar rreth 700 paund, ku mes tjerash, 10 paund i ka dhënë nga kuleta e saj gruaja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Image
GoFundMe”

A mund ta mbërrijë Fero një shifër të tillë të ‘çmendur’?  E shohim me kohë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat