Ava Max është dëgjuar mbi 1.6 miliard herë gjatë vitit 2021 dhe është artistja më e transmetuar në radiot amerikane

Bota e Yjeve

Ava Max është dëgjuar mbi 1.6 miliard herë gjatë vitit 2021 dhe është artistja më e transmetuar në radiot amerikane

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 06:50
Ava Max

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ava Max, po e përmbyll vitin 2021 me suksese të shumta.

Ajo gjatë këtij viti është dëgjuar nga mbi 1.6 miliard dëgjime në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej faqeve të fansave të publikuar në Twitter, të cilin më pas shqiptarja e ka rishpërndarë në InstaStory.

Image
Ava Max

Ava Max e mbyll vitin 2021 duke grumbulluar mbi 1.6 miliard dëgjime në Spotify, 35 milionë dëgjues të përmuajshëm, 1.3 miliard shikime në YouTube, në top 50-shen e hiteve në Billboard Hot 100, me numrin nëntë për këngën më të transmetuar në radiot amerikane dhe artistja më e transmetuar në radio amerikane nga Atlatnic Records”, thuhet në këtë njoftim.

Image
Ava Max/InstaStory

Me të parë këtë, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” nuk mundi t’iu besojë syve.

“Kjo është çmenduri, faleminderit për mbështetjen ndaj meje dhe muzikës time në mënyrën si e bëni”, shkroi këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi.

Image
Ava Max

Ava Max fitoi famë falë projektit të saj muzikor shumë të suksesshëm “Sweet but Psycho” në vitin 2018, dhe nga atëherë nuk është ndalur me publikimin e hiteve të njëpasnjëshme.

Image
Ava Max
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat